Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

I lindur me fat… Futbollisti i njohur i shpëton për herë të dytë vdekjes

Përpos tmerrit në një ndeshje futbolli, portiere holandez ka përjetuar edhe një tjetër ngjarje të frikshme.

Portieri i RKC-së Etienne Wassen (28) i shqetësoi të gjithë kur mbati pa frymë në fushë gjatë ndeshjes, mes ekipit të tij dhe Ajax.

Duke gjykuar nga skenat e para dhe informacionet nga Holanda, mjekët luftuan për jetën e tij dhe sa dramatike ishte situata, tregon fakti se pjesëtarët e shërbimit mjekësor, por edhe futbollistët mbanin perde rreth e qark vendit, ku portieri ra pas duelit me sulmuesin e Ajaxit.

Jo shumë kohë më vonë, erdhën informacionet e para për gjendjen e tij. Dhe për fat, situata dramatike, kërcënuese për jetën e Wassen ka kaluar dhe ai ka dalë nga spitali.

Në ditët e adoleshencës, portieri 187 centimetra i gjatë luante për ekipet e të rinjve dhe punonte si roje sigurie, në një zinxhir të madh dyqanesh të shitjes me pakicë në Holandë. Një ditë, në ndjekje të një hajduti, ai ka pësuar lëndime të rënda, pasi krimineli e ka goditur me thikë dhe i ka shkaktuar plagë në zonën e gjoksit, për të cilat ai është shtruar në spital për ditë të tëra.

Ai e fitoi atë betejë dhe tani po fiton një tjetër, pasi Etienne u bë portier i shkëlqyer dhe që nga viti 2016 ka mbrojtur për RKC-në në 186 ndeshje.

Etienne Wassen ka lindur në vitin 1995 në Breda dhe pasi ndërroi disa klube në rininë e tij, ai erdhi në RKC në vitin 2015 dhe është anëtar i rregullt i ekipit të parë që nga viti 2016. Ky është Etienne Wassen.