Autori ishte maskuar si lypës në momentin kur ka vjedhur makinën
Një automjet luksoz Range Rover u vodh mbrëmjen e djeshme, pranë stadiumit Arena Kombëtare.
Mjeti ishte i parkuar në momenti ne grabitjes, teksa pronari njoftoi policinë sapo konstatoi vjedhjen. Policia rrugore e cila u sinjalizua për ngjarjen nisi kontrollet në terren dhe falë ndërhyrjes në kohë, mjeti u gjet në Kamëz, duke lëvizur në drejtim të Fushë Krujës.
Policia arrestoi në flagrancë autorin e identifikuar si Adrian Hamalli, i cili ishte maskuar si lypës.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:00, më datë 30.01.2024, u raportua vjedhja e një Range Rover-i me ngjyrë të zezë dhe targë AC007TC pranë hotel Marriott. Falë reagimit të shpejtë të shërbimeve të qarkullimit, mjeti u lokalizua dhe u bë bllokimi i tij. Shtetasi Adrian Hamalli u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin e vjedhur dhe tashmë është nën shoqërimin e Komisariatit Nr. 5.