Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

I mbijetuari në luftën e Bosnjës: Rezoluta për Srebenicën, një ditë e veçantë për të gjitha viktimat

 
   

I mbijetuari në luftën e Bosnjës dhe Hercegovinës, Sami Vokrri, ka thënë se kjo luftë ishte e tmerrshme, e padrejtë dhe e pabarabartë sepse sipas tij, bëhej luftë ndaj armatës jugosllave që ishte ndër më të fortat në Evropë, e që e njëjta kishte përdorur gjithë arsenalin e saj ushtarak.

“Mendoj që fillimi i luftës ishte shumë i vështirë sepse populli boshnjak ishte i papërgatitur, por me kalimin e kohës edhe boshnjakët ngadalë-ngadalë filluan të armatosen dhe të bëhen ushtri e rregullt, e cila kishte mundësi t’iu kundërvihet një armiku të atillë”, ka thënë Vokrri.

Ndërsa për miratimin e rezolutës për Srebenicën, Vokrri është shprehur se kjo është një ditë shumë e veçantë për popullin boshnjak.

“Është një ditë shumë e madhe për të gjitha viktimat që kanë pësuar në mënyrë të drejtpërdrejt dhe indirekte nga armata serbe dhe të gjitha formacionet të rregullta apo paraushtarake serbe. Kjo është një ditë e veçantë për ta sepse më në fund edhe pse një drejtësi shumë e vonuar, mirëpo siç thotë populli ynë më mirë vonë se kurrë”, ka thënë tutje i mbijetuari në luftën e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Vokrri ka theksuar se kjo është një gjë e mirë për të gjitha viktimat e luftës në Bosnje, Kosovë dhe Kroaci, derisa ka potencuar se armata serbe është munduar të bëj shfarosjen e të gjithë popujve jo serb.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar sot rezolutën që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

84 shtete votuan për, 19 ishin kundër e 68 abstenuan.

Votimi erdhi pas një debati të shkurtër në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Vendet që votuan për janë: Shqipëria, Andora, Australia, Austria, Bangladeshi, Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Fixhi, Estonia, El Salvadori, Egjipti, Ekuadori, ÇEKIA, Kroacia, Kosta Rika, Kolombia, Kili, Kadi, Kanadaja, Finlanda, Franca, Gamibia, Gjermania, Guinea Bissau, Indonezia, Irani, Iraki, Italia, Japonia, Jordania, Mali i Zi, Malta, Libia, Lituania, Latvia, Kuvaji, Zelanda e Re, Nigeria, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Palau, Polonia, Katari, Portugalia, Reoublika e Koresë, San Marino, Turkia, Tunizia, Zvicrra, Suedia, Spanja, Afrika e Jugut, Sllovenia, Sierra Leone, Singapori, Arabia Saudie, Senegali, Yemeni, Uruguaj etj.

Vendet që votuan kundër janë si vijon: Kina, Serbia, Eritrea, Mali, Nikaragua, Rusia, Grenada, Hungaria, Komoros etj.

Ndërsa vendet që abstenuan janë: Algjeria, Angola, Argjentina, Armenia, Bahamas, Barbados, Benin, Bhutan, Brazil, Burundi, Kampoxhia, Kameroni, Kongo, Kenia, Kiribati, Kazakistani, Hondurasi, Haiti, Guinea, Greqia, Gana, Gaboni, Madaskari, Mongolia, Mozambiku, Namibia, Panama, Peru, Paragaj, Oman, Nigeria, Nepali, Vietnami etj.

Vlen të theksohet se Hungaria është i vetmi vend në Bashkimin Evropian që ka votuar kundër rezolutës.

Në fjalën e tij, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se bëhet fjalë për një “rezolutë shumë të politizuar” dhe kërkoi që të mos mbështetet.

“Iu bëj thirrje vendeve anëtare që të votojnë kundër rezolutës”, ka thënë Vuçiq.