Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

I moshuari i thotë Abdixhikut: Unë jam ai që të kam thënë se votoj asnjërin, i kam rënë pishman

 
   

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mbajtur një tubim edhe në fshatin Bardh i Madh të Fushë Kosovës.

I pranishëm ishte edhe kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku.

Ai në këtë tubim pati një bisedë interesante me një të moshuar.

Ky i fundit duket se i kishte rënë pishman për diçka.

“Unë jam ai që të kam thënë se votoj asnjërin, por i kam ra pishman”, u shpreh i moshuari i cili u çua në këmbë dhe përqafoi Abdixhikun.