Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“I mpreh thikat me..!”, Gjinovci ‘shpërthen’ keq ndaj Shqipërisë – paralajmëron Kosovën!

 
   

Është konfirmuar se Shqipëria dhe Serbia po kërkojnë zyrtarisht që së bashku të organizojnë Kampionatin Evropian 2027 për U-21.

Për këtë, ka reaguar ashpër Rron Gjinovci.

Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh i befasuar me këtë kërkesë, ku edhe parashtroi disa pyetje.

Ndër të tjera, Gjinovci u irritua nga Shqipëria, sa tha se duhet me u distance prej njerëzve që kasapin e vet e trajtojnë si mik.

“Na me ta s’kena kurrfarë lidhje as s’bon me pretendu që kena. Duhet sa ma shumë me u distancu prej njerëzve e popujve pa dinjitet, që kasapin e vet e trajtojnë si mik ndërkohë që ai i mpreh thikat me i pre prap.

Sa ma larg me Shqipninë e Serbinë, aq ma përpara ecë Kosova. Si të përbishtnohet me këto dya shkon mrapa”, shkroi ndër të tjera Gjinovci, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Pash ni Zot a jeni tu e pa?!

Ma gjeni një komb në botë ku gjysma e atij kombi organizon kampionate me armikun ma të madh të vet kombit?

Ju mundeni me thanë “po kqyre se federata e futbollit dhe qeveria nuk e përfaqësojnë popullin”. Po bre, direkt nuk e përfaqësojnë, por fakti që ju shkon menja me organizu kampionat të përbashkët, veç menja që ju shkon, pa e organizu hiç, kallxon që popullit të tyne si pengon fort kjo punë se ata e njohin popullin e vet.

Na me ta s’kena kurrfarë lidhje as s’bon me pretendu që kena. Duhet sa ma shumë me u distancu prej njerëzve e popujve pa dinjitet, që kasapin e vet e trajtojnë si mik ndërkohë që ai i mpreh thikat me i pre prap.

Sa ma larg me Shqipninë e Serbinë, aq ma përpara ecë Kosova. Si të përbishtnohet me këto dya shkon mrapa.