Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

I ndëshkuar me 20 gjoba për tejkalim shpejtësie, kush është 21 vjeçari që përplasi dy të rinjtë në trotuarin pranë Kryeministrisë

Jorgaq Thëngjilli, është 21-vjeçari që aksidentoi ditën e sotme (e dielë, 05 Nëntor), çiftin e të rinjve në trotuarin pranë Kryeministrisë.

Thëngjilli drejtonte automjetin tip “Mercedez Benz”, ndërsa kishte tejkaluar limitet e shpejtësisë.

Mësohet se i riu është ndëshkuar edhe më herët nga efektivët, për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara.

Në sistemin e raportimeve të gjobave, Thëngjilli rezulton të jetë ndëshkuar deri në 20 herë si shkelës i rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas autoriteteve i riu i është nënshtruar testeve përkatëse dhe ka rezultuar se nuk kishte qenë nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin J. Th., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ky shtetas, ditën e sotme, në rrugën “Ismail Qemali”, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dyshohet për shkak të shpejtësisë mbi normat e lejuara, dhe ka aksidentuar shtetasit D. K., dhe K. D., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve

Drejtuesi i automjetit i është nënshtuar testit me “Drager” dhe “AquilaScan” dhe ka rezultuar që nuk kishte konsumuar pije alkoolike, apo lëndë narkotike.

Ky shtetas është ndëshkuar më përpara për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.