Një person është gjetur pa shenja jete të enjten në mbrëmje, në motelin “Galaxy” në Ferizaj.
Viktima është Izair Samiu, 61 vjeçari që në luftë njihej si komandant “Baci”.
Sipas informacioneve të para, ai u gjet në njërën nga dhomat e motelit, ku kishte qëndruar bashkë me një grua 57-vjeçare.
Bashkëluftëtarët e kanë kujtuar “Bacin” me epitete të larta.
Fillimisht pjesëmarrës në betejen e Koshares bashkë me vëllaun e tij Komandant ZOGUN. Më pas nisën organizimin dhe udhëhoqën edhe luftën e UÇK-së në Malësinë e Tetovës. Komandant Baci ishte një nga luftëtarët e dalluar të betejës në rajonin e Tetovës gjatë luftës së 2001.
“Izair Samiu, luftëtar trim dhe guximtar i pashoq, nga ditët e para në luftën e lavdishme të UÇK-së. Njeriu, i cili asnjëherë nuk u pajtua me sistemin sllavomaqedon. I përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprimtarinë atdhetare e patriotike të Izair Samiut – Komandant Baci. Ngushëllime familjes së ngushtë, miqve dhe bashkëluftëtarëve të tij”, ka shkruar Daim Iseni nga Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
I ndjeri doli fitimtar në luftën çlirimtare, por humbi një betejë tjetër…!
Izair Samiu