Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka afat deri të premten e ardhshme për t’u dorëzuar në një qendër paraburgimi në Atlanta, pasi u padit të hënën me akuzën për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 në Xhorxhia.
Trump-it dhe 18 bashkë të pandehurve të tjerë u është komunikuar se kanë kohë deri në mesditën e 25 gushtit për t’u dorëzuar te autoritetet, ose përndryshe për ta do të lëshohen urdhër-arreste.
Ish-presidenti duhet të vetëdorëzohet në burgun e kontesë Fulton, që ndodhet në Rice Street të Atlantas, një objekt i ndërtuar në 1985, i cili është planifikuar të shkatërrohet për shkak se është i mbipopulluar dhe nuk ka kushtet higjenike bazë.
Në paraburgimin e tjembushur herë pas here kanë ndodhur shpërthime të zgjebes, COVID-19 dhe disa të burgosur janë gjetur të vdekur në qelitë e tyre.
Sherifi i Qarkut Fulton, Pat Labat tha se zyrtarët do të ndjekin praktika normale si për të gjithë të dënuarit e tjerë, kur Trump të dorëzohet. Procedura shpjegoi ai, zakonisht përfshin marrjen e gjurmëve të gishtërinjve, vendosjen e prangave dhe realizimin e një fotoje.
Aktakuza e Xhorxhias është e katërta në radhë për ish-Presidentin, i cili ende nuk e ka njoftuar publikun nëse do të dorëzohet me vullnet të tilë, apo do të presë lëshimin e një urdhër-arresti për të.
Sakaq, pamjet nga brenda qendrës së paraburgimit tregojnë kushtet e tmerrshme ku të arrestuarit qëndrojnë, pajisje të prishura, salla të ntorua dhe plehra në të gjithë zonën./A2/