Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“I pakoordinuar me Kurtin”, deputeti i VV komenton vizitën e Ramës në Kosovë

Deputeti i Vetëvendosjes Enver Dugolli komentoi në një intervistë për Euronews Albania vizitën e kryeministrit Edi Rama në Kosovë.

Ai tha se vizita e Ramës i paraprin një historie tjetër që ka dëmtuar raportet mes dy vendeve.

Sipas deputetit të VV, vendimi i njëanshëm i Ramës për anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive pa dhënë asnjë arsye pse ndodhi kjo, ka qenë befasuese dhe e papranueshme për qeverinë e Kosovës.

“U ndërpre një traditë shumëvjeçare mes dy qeverive dhe ajo ndërprerje pa një justifikim ka lënduar raportet mes dy vendeve, ndaj Kurti e kishte kërkesën që mbledhjet e dy qeverive duhet të vazhdojnë, në mënyrë që veç marrëveshjes, do kemi mundësi edhe për diskutime rreth çështjeve që fatkeqësisht po na ndajnë. Me disa veprime të pakoordinuara fare me kryeministrin e Kosovës po vepron me kokën e vet. Ne presim nga Shqipëria të kemi një marrëdhënie më të ndjeshme se me shtete të tjera, të kemi edhe konsultime të dakorduara. Ishte Open Balkan apo veprimi i Ramës për draftin e asociacionit, që për ne është i papranueshëm pasi nuk është konsultuar”, tha deputeti.