Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

I quajti ‘hajna’ në kuvend, Peci i kundërvihet me ‘dëshmi goditëse’ Haki Abazit: Më kërkonte favore!

 
   

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci i është përgjigjur deputetit Haki Abazi, i cili në fjalimin vjetor të presidentes Osmani në kuvend, i ishte drejtuar pushtetit duke i quajtur “hajna, hajna qiti 100 mijë eurot”.

Peci ka thënë se deputeti i pavarur Haki Abazi ka pasur kërkesa të vazhdueshme për punësime.

“A ka folur Haki Abazi ka thane janë hajna? A ka folur për interferim? Përderisa ai në kuvend bënte thirrje ‘hajna, hajna’, mu më kujtu se cilat kanë qenë diskutimet me të ose për çka mu ka afru mu Haki Abazi. Unë i kam edhe dëshmitë more. Ka pasë kërkesa të vazhdueshme për punësime”, ka thënë Peci.

Ministri i Bujqësisë ka theksuar se fjalët e Abazit “hajn, hajn” janë hipokrizi, pasi i njëjti ka kërkuar favore për punësime.

“Në vazhdimësi krejt kërkesat e tij kanë qenë kërkesa për punësime. Punësime dhe favore ka kërku. Haki Abazi dhe shumë të tjerë e kanë kërkuar këtë. Janë hipokrita të llojit të vetë. Nuk ia vlen me ua marr”, ka thënë Peci.