
Një ngjarje e rëndë është parandaluar këtë të shtunë në Shkodër, ku një 24-vjeçar e ka rrahur motrën e tij, të cilën më pas ka tentuar të dhunojë seksualisht.
Policia e Shtetit ka njoftuar se i riu tashmë është arrestuar.
“Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Shkodër kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. Q., 24 vjeç, pasi ka dhunuar motrën e tijë, dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me të”.