Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

I rriti fëmijët e burrit si të ishin të saj, por u detyrua të largohej nga shtëpia, sepse nuk e deshën më

I rriti fëmijët e burrit, pasi që ajo vet nuk lindi fëmijë. Por kur ata u rriten, ajo u detyrua të largohet nga shtëpia, pasi që nuk e deshën më.

Shejnaze Salihu, pleqërinë po e kalon në Shtëpinë e të Moshuarve, në Prishtinë. Ajo tashmë është 81- vjeçare, por ende mbahet e fortë . Edhe pse jeta nuk u tregua e drejtë më të, ajo nuk u dorëzua kurrë.

Nuk heziton të rrëfejë historinë e dhimbshme të jetës së saj, pasi që nga shtëpia e dëbuan ata të cilët i rriti, e u ofroi ngrohtësinë e nënës dhe pse nuk ishin fëmijët e saj.

“Kur erdhi djali i pastorkut që e kam rrit, i thashë ngoje gjyshen, shkaktare me qit prej shpie është nana jote, jo baba. Por çka ma kanë ba këta mue, mos gabo me u ba ti se Zoti të dënon. A unë kur të vdes t’i bjeri në këtë dhomë këtu ku tash jam unë. Djalit të burrit që e rrita i thashë inshalla Zoti ta falë ty dhe gruas tande, a unë s’muj me ta falë”, tha ajo.