Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

I shoqi dyshohet se vrau çiftin e të moshuarve në Dropull, gruaja: Kërkojë ndjesë, ka marr kredi si ta shlyej

Eftiqia Mastora e cila është bashkëshortja e Thoma Mastorës i cili është i akuzuari kryesor për vrasjen e çiftit të të moshuarve në Dropull.

Bashkëshortja duket shumë e prekur dhe kërkon ndjesë për ngjarjen e rëndë.

Gjithashtu me lot në sy e moshuara tregon se Thoma Mastora ka marrë një kredi që nuk mund ta shlyejë.

“Nëse e kishte ndërmend le të shkarkohej te unë. U zu andej, të vinte e të shkarkonte te unë siç bënte nga hera.

Më mirë mua, jo botën. Botën jo. Ca i mungoi, i munguan ilaçet. Pse të shkojë të marrë kredi pa më pyetur mua. Ca faji kam unë tani. Ca të bëj unë, të vras veten. Është mëkat apo nuk është kështu. Ca të bëj. Nuk mendoj për mua, nuk mendoj për djalin. Ça të bëj unë, ku kam unë. Ku kam fuqi unë, ku të vete, ku të mbytem”, tha Eftiqia Mastora.