Temperaturat vazhdojnë që të jenë mjaft të larta dhe të shkaktojnë probleme të shumta. Në Kretë, mediat greke shkruajnë se një person ka vdekur nga vapa.
“Temperaturat e larta kanë sjellë vdekjen, sipas policisë, të një 64-vjeçari nga Rethymnon. 64-vjeçari fatkeq është gjetur nga fqinjët e tij, sipas informacioneve të “Creta24”, i shtrirë në krevatin e shtëpisë së tij mesditën e sotme.
Fqinjët e tij kanë thënë në polici se herën e fundit e kanë parë të gjallë në datën 25 të këtij muaji, dy ditë më parë. 64-vjeçari kishte probleme shëndetësore” shkruan “Zougla”.