“Avokat ndaje mendjen. Jam bukuri femërore që të inspiron apo…”
“Bukuri që amplifikon seksin”. Këto ishin fjalët që avokati i njohur, Spartak Ngjela tha një ditë më parë për Rike Roçin, teksa ishte i ftuar në rubrikën “Galeria” në “E Diell” me Edi Manushin.
Ky i fundit i nxori në ekran dy fotografi të dy vajzave të njohura të ekranit, të cilave më herët avokati u ka komentuar në postimet e tyre në rrjetet sociale.
Imazhi i parë ishte i moderatores së njohur, Bora Zemani, për të cilën Ngjela tha se “është bukuri unitet”.
Ndërkohë lidhur me deklaratën që bëri për Riken, ka reaguar vetë ajo përmes një postimi në “Instastory”.
Roçi ka postuar komentin që dikur avokati ka lënë në një postim të saj, ku shkruante:
“Krijim artistiko aktorial i një bukurie femërore që inspiron… Komplimente Miss”.
Teksa ka postuar komentin e dikurshëm dhe videon e intervistës së një dite më parë, Rike shkruan:
“Avokat ndaje mendjen. Jam bukuri femërore që të inspiron apo ajo që thua në E Diell. Nuk të vë faj i ka mosha këto, ka rrëshqitur nga mendja…”