“Ma thoni ju”- është refreni i verës 2023. Pikërisht kjo frazë është kënduar nga Klementi, i cili u ftua në klip me Romeo Veshajn dhe Ledri Vulën.
Por, pati disa kritika pasi emri i të riut nuk figuronte në YouTube krah emrave të këngëtarëve. Ai po ashtu nuk shfaqej as në klip.
Lidhur me këtë ka folur Klementi në “Më prit në fundjavë” ku ka sqaruar se ishte dëshira e tij që emri t’i shfaqej te përshkrimi. Duke i cilësuar si fantastikë, ai tha se kanë projekte të tjera për verën.