Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka reaguar ashpër për kritikat që po i bëhen kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, që sipas tij, “s’po i jep tokë Serbisë”.
Ai ka thënë se «hijenat» janë çuar në këmbë kundër kryeministrit, përcjell Bota sot.
Lajçi ka shprehur bindjen se Kurti do të jetë kryeministër i Kosovës për herën e tretë, me votat e mërgatës.
“Ia kënaqet zemrën Beogradit me parollat tuaja kundër Kosovës, he mos lashtë Zoti pa ju marrua!”, ka shkruar ai ndër tjerash.
Reagimi i tij i plotë, në Facebook:
Ia kënaqet zemrën Beogradit
U ktheva n’Prishtinë, por që n’mengjes mu kujtua kanga “Asht përzi Perzereni”!
Po, qenkan çua hijenat n’kamë tuj shkrua e tuj folë njimijë e nji të zezë për Vuçiqin, m’falni, për Albinin deshta të them, se Vuçiqi asht n’rregull, por posikopat asht Albini që ua ka futë kamtë në nji këpucë hajnave e tokë s’po i jep Serbisë!
– Madje edhe populli s’qenka në terezi që po don ta votojë prapë për Kryeministër, dhe tani hijenat janë çua n’kamë që ta bajnë lamë Perzerenin, si n’kangë!
Lexoni se çka thonë këta që s’lanë nji t’zezë pa ja ba Kosovës për 20 vite! Lexoni parollat e tyne që po i përkthejnë gazetat e Beogradit, dhe shihni se deri ku shkon tradhtia e marria!
– Po mi gjasojnë protestës përkrahëse të Sheshelit për Trumpin me fotografinë e tij në fanellat e tyre të bardha!
Janë çua “zotnitë” n’kamë dhe s’po zgjedhin as fjalë as fjalor madje fare s’po iu ban përshtypje që gazetat e Beogradit po i citojnë në ballina!
Lexojeni: – “Mashtrimeve dhe dështimeve të Kurtit, nuk i bën punë as Neuropsikiatri” – paska shkruar njëfar Dritoni (që ai qenka n’rregull) s’paska nevojë për neuropsikiatër!
Shkrujni e folni dhe përzijeni Perzerenin sa të doni, se pasha Mixhën, (siç thoshte Fitim Domi i ndjerë), ju kurrë ma të strajcat e taxhisë as të mullari i lamës!
Nga mërgimi u ktheva mbramë, dhe me aq sa pashë e ndëgjova, (nëse e mbajnë fjalën kur t’afrohen të kutia e votave), Albin Kurti prapë Kryeministër, madje shumë ma i fortë se dy herat e para!
– Ia kënaqet zemrën Beogradit me parollat tuaja kundër Kosovës, he mos lashtë Zoti pa ju marrua!