Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ibër-Lepenci, Banjska, masat e BE-së, diskutohen mes Osmanit dhe Costas

 
   

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takimin me presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka folur për sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, i cili ndodhi më 29 nëntor.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, e para e vendit thotë se ka ritheksuar rëndësinë e angazhimit të përbashkët për ta ruajtur stabilitetin në Kosovë dhe në gjithë Ballkanin Perëndimor si dhe për të mbajtur përgjegjës autorët e këtij krimi, njësoj sikurse edhe autorët e aktit të agresionit në Banjskë të kryer poashtu nga Serbia dhe strukturat e saj.

Më tutje, presidentja ka thënë se heqja e masave kufizuese të BE-së do të ishte një mesazh i fuqishëm për të gjithë rajonin se bashkërendimi me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së si dhe reformat në sundim të ligjit e demokraci janë parime mbi të cilat nuk bën të shkelet.

Postimi i plotë: