Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi tha e situata në veriun e Kosovës është e qetë dhe stabile. Sipas tij, zgjedhjet të cilat priten që të mbahen në pjesën veriore duke marr parasysh këtë situatë ato dhe fushata zgjedhore do të jenë të qeta.
Ai pohon se situatës së qetë në veriun e Kosovës i kanë kontribuar arrestimet e fundit që janë bërë në atë pjesë nga Policia e Kosovës. Ibishi tha se Policia e Kosovës në bashkëpunim me AKI-në dhe FSK-në kanë marr dhe janë duke marr të gjitha masat që situata të jetë e qetë dhe stabile në veri.
“Situata është e qetë dhe stabile në veri çdo gjë që vjen në tensionim vjen nga banda, influenca gjithësisht urdhrat e Beogradit në këtë rast presidenti serb Vuçiq i cili ka strukturat e veta ilegale edhe ekstremiste në veri. Kështu që policia e Kosovës në bashkëpunim me institucionet e tjera të sigurisë edhe AKI-në por edhe FSK-në kanë ndërmarr të gjitha masat me qëllim që situata të jetë e qetë dhe stabile duke qenë prezentë edhe në mbajtjen e rendit dhe qetësisë publike, po njëkohësisht edhe sigurinë e kufirit po edhe trafikut”, tha ai për eo.
Ibishi tha se ai së fundi ka vizituar veriun e Kosovës dhe nga ajo që ka parë sipas tij, Policia ka bërë një punë të shkëlqyeshme dhe vazhdon të bëjë sa i përket rendit dhe qetësisë publike.
“Kam pasur rast të vizitoj edhe jam bindur që Policia e Kosovës ka bërë një punë të shkëlqyeshme dhe vazhdon të bëjë sa i përket rendit dhe qetësisë. Ndërsa aspekteve procedurale të them rreth zgjedhjeve është çështje edhe e presidentes por njëkohësisht edhe qeverisë të zbatoj formën e duhur me qëllim që zgjedhjet të shkojnë të qeta dhe demokratike”, tha ai.
Ibishi shtoi se Policia ka kapacitet të bollshme që të mbaj rendin dhe qetësin publike edhe në rastin e zgjedhjeve.
“Mendoj që të gjitha parakushtet janë duke ju referuar gjendjes aktuale që nuk kemi më ekstremistë sikur që kemi pasur më herët, pra ata të dhunshmit janë arrestuar pas rasteve çfarë kishim, pra sulmet ndaj policisë së Kosovës, ndaj gazetarëve, ndaj KFOR-it me pasoja të rënda edhe tash situata është e qetë, gjithashtu një pjesë e ekstremisteve e kanë kuptuar realitetin nuk ekspozohen më edhe mendoj që edhe në kohën e zgjedhjeve, edhe me siguri do të ketë edhe ndonjë fushat por në kohën e zgjedhjeve mendoj që do të jetë situata stabile dhe e qetë. Normal që kemi në kapacitet të bollshme, do të thotë përveç KFOR-it që ka një detyrë tjetër. Policia ka kapacitet të bollshme që të mbaj rendin dhe qetësinë publike edhe në rastin e zgjedhjeve”, tha ai.