Boksieri shqiptar, Besar Nimani u vra të shtunën në mbrëmje në Bielfeld të Gjermanisë. Raportohet se policia ka identifikuar autorët e ngjarjes.
“Ayman Dawoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt dyshohet se kanë qëlluar në rrugë një 38-vjeçar nga Bielefeld të shtunën, 9 mars 2024”, shkruan Presseportal.
Vëllai Berat Nimani ka njoftuar se lamtumira e fundit do t’i jepet ditën e enjte në orën 10:00 në varrezat e Myslimanëve në Sennefriedhof të Gjermanisë.
Organet e rendit në Gjermani ka arritur të identifikoj tre persona si të dyshuar për vrasjen e Besart Nimanit.
Tre personat e dyshuar janë një serb dhe dy kurdë. Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi vëllai i boksierit, Berat Nimani, duke shtuar se sot do të bëhen publik identitet e tyre.
Ai thotë se sipas informacioneve që policia i ka dhënë, dy prej të dyshuarve për vrasjen janë larguar nga Gjermania, ndërsa njëri është dorëzuar në polici.
Berat Nimani ka treguar për Gazetën Isnajderi se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa thotë se me njërin prej autorëve të dyshuar i vëllai ka pasur probleme para tre vitesh.
“Kur ka ndodh rasti Besari i ka sjell fëmijët dhe bashkëshorten te unë, pastaj ka dal në qytet për të shku në përvjetorin e vdekjes së një shokut të tij, gjatë rrugës ka shkuar me marr një shok tjetër në lokal ndërsa tre persona e kanë pritur në rrugë dy nga të cilët e kanë qëlluar Besarin”, tha Nimani.
“Para tre viteve njëri nga të dyshuarit kishte hyrë në lokalin e Besarit, dhe kanë pasur një debat aty, Besari e ka qitur jashtë lokalit”, shtoi ai.
38 vjeçari shqiptar i Kosovës, Besar Nimani u vra të shtunën në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë sapo doli nga restoranti ku po darkonte me miqtë e tij.