I ashpër është treguar me nominimin e kryetarëve të komunave për deputet, kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi.
Ai thotë se në asnjë mënyrë nuk do të jetë kandidat për deputet.
‘’Në asnjë mënyrë nuk pranoj me qenë kandidat për deputet’’, shprehet Idrizi.
Idrizi e konsideron mashtrim kandidimin për deputet të kryetarëve të komunave.
‘’Është mashtrim i qytetarëve, çdo kryetar komune që kandidon për deputet, i mashtron qytetarët. Ne duhet me qenë shumë të sinqertë me qytetarët dhe duhet me i krye obligimet ndaj tyre’’, shtoi ai
I pari i Vushtrrisë potencon se po qese nuk do ishin kryetarë, do të diskutohej çështja nominimeve.
‘’Nëse nuk ishim qenë kryetar komune, atëherë kishim shikuar. A po duam me qenë të sinqertë me qytetarë a jo, kush kandidon për deputet e që është kryetar, mashtron’’, deklaroi Ferit Idrizi.