
Në rajon e Dukagjinit edhe gjatë ditës së sotme pritet të ketë reshje shiu.
Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).
Aliu bëri të ditur se reshje shiu do të ketë pasdite.
“Sot pasdite pritet të ketë sërish reshje shiu në rajonin e Dukagjinit”, tha ai.
Ndryshe, të shtunën si pasojë e reshjeve të shumta të shiut në qytetin e Pejës janë shkaktuar vërshime.
Nga vërshimet kanë humbur jetën një nënë së bashku me birin e saj, ndërsa janë lënduar disa tjerë.
Gjithashtu ka pasur edhe dëme të shumta materiale, uji ka dëmtuar vetura si dhe ka depërtuar në brendi të disa shtëpive.
Institucionet e shtetit kanë ofruar gjithë kapacitet që të ndihmohen qytetarët në Pejë.