Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

IKD-ja reagon pasi Apeli e ktheu në rigjykim rastin e Krivaqës dhe Sejdiut

Gjykata e Apelit e ka kthyer çështjen në rigjykim ndaj të akuzuarve Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, lidhur me akuzat për vrasjen dhe dhunimi e tani të ndjerës Marigona Osmani.

Në lidhje me këtë ka folur Flamur Kabashi, Monitorues ligjor te Instituti i Kosovës për Drejtësi, i cili ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Themelore ka qenë një aktgjykim konfuz me fjali dykuptimshme.

“Atëherë gjithsesi vrasja e Marigonës ka qenë një ndër rastet më tragjike, e cila ka tronditur opinionin publik, është gjykuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, e dënoj me një dënim kapital Krivaqën dhe Sejdiun me 15 vjet burgim” u shpreh Kabashi në Edicionin Special në Klan Kosova.

“Duhet sqaruar se Gjykata e Apelit i ka në dorë mundësitë që çështjen penale ndaj të akuzuarve ta vërtetojë një vendim të gjykatës së shkallës së parë të Themelores ta ndryshoj atë apo ta kthejë çështjen në rigjykim, Në rastin konkret ka përdorur njërin nga këta tre opsione dhe ka kthyer çështjen në rigjykim”.

“Nga leximi i aktgjykimit që mund t’i bëjmë të gjithë vendimit të Gjykatës së Apelit, mund të shohim që Gjykata Themelore në Ferizaj në rastin e shqiptimit të dënimit me burgim të përjetshëm Krivaqës dhe dënim me burgim prej 15 vitesh ndaj Sejdiut, sipas Apelit del që nuk është arsyetuar qartë, del që është përpiluar një aktgjykim konfuz me fjali dykuptimshme dhe një aktgjykim që në vete së bashku me aktakuzën janë të pakuptueshme”.