Deputeti nga radhët e LVV, Mefail Bajqinovci ka reaguar në lidhje me ikjen e opozitës nga Kuvendi i Kosovës.
Ai tha se ikja e opozitës ka pamundësuar edhe njëhere votimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare në vlerë prej 300 milion euro.
Bajqinovci e quan këtë veprim të opzoitës papaërgjegjësi.
Postimi i plotë
Ikja e opozitës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, pamundëson edhe një herë votimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare në vlerë prej 300 milion Eurove. Papërgjegjësia e tyre sanksionon qytetarët e Republikës për më shumë se gjashtë muaj tashmë!