Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Ikje e përgjegjësisë”, Qalaj i quan jo korrekte veprimet e Stanos ndaj Kosovës

 
   

Deputeti nga radhët e PDK-së, Rashit Qalaj ka deklaruar se reagimi i Bashkimit Evropian ndaj raportit të dërguar nga shteti i Kosovës është tentativë për blerjen e kohës dhe ikjes së përgjegjësisë në rastin e 24 shtatorit.

Qalaj tha se veprimet e Stanos janë jo korrekt ndaj institucioneve të Kosovës, pasi atyre iu ishte dërguar raport menjëherë pas sulmit në Banjskë.

“Fatkeqësisht këto janë këto përlasje mes qeverisë së Kosovës dhe përfaqëuseve të BE-së, çështja e sulmit terrorist  në Banjskë veçse dihet, dhe mendoj që bashkësia ndërkomëbtare, në këtë rast z. Stano janë jo korrekt në raport me Kosovën, meqenësene e dimë se ata e kanë marrë një raport nga institucionet e Kosovës menjëherë apo disa ditë pasi që ka ndodh sulmi terroriste, e që në atë kohë ishte kërkuar që raporti të hartohej nga institucionet ndërkombëtare”, tha ai.

Tutje, deputeti Qalaj, tha se reagimet e fundit nga BE, i sheh si ikje e përgjegjësisë nga presioni që do i duhej bërë shtetit serb.

“Nuk e kam të qartë se çfarë raporti ka kërkuar Z. Stano, kërkimi i raportit nga BE është vetëm blerje kohe dhe ikje nga përgjegjësia që ka edhe BE, të cilët nuk i bëjnë presion sa duhet Serbisë për përgjegjësinë që ka në raport organizimin, mbështetjen të terroristëve që operuan atë ditë në Banjskë”.