Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

IKSHPK tregon a ka raste me fruth në Kosovë

 
   

Në Evropë kanë nisur të rriten më të madhe rastet me sëmundjen e fruthit.

Mirëpo, në vendin tonë, akoma nuk është regjistruar asnjë rast i tillë.

Kështu kanë thënë nga zyra e informimit të këtij Instituti, të cilët po ashtu apeluan të prindërit që të kenë kujdes për fëmijët e tyre.

“Momentalisht nuk ka raste të regjistruara të fruthit në Kosovë, por kjo nuk e përjashton mundësinë që të ketë raste sporadike. IKSHPK i fton prindërit që të kontrollojnë kartelat e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe t’i vaksinojnë ata, sipas kalendarit të rregullt te vaksinimit (doza e parë në moshën 12 muajshe, doza e dytë në moshën 6 vjeçare” thuhet në përgjigjën e IKSHPK-së.