Në Gjilan është arrestuar një burrë i cili ishte arratisu rnga burgu.
Gjatë kohës sa ishte në arrati i dyshuari, kishte kanosur dy persona ku rasti është iniciuar si “Kanosje”.
Gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 38.92 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit hashash, për çka dhe është hapur rast i veçantë.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.