
Ilir Bytyqi është zgjedhur anëtar i Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit shqiptar.
Kjo u bë pas një procesi të votimit që sot u mbajt në Kuvendin e Kosovës nga deputetët që ishin të pranishëm.
Berisha i pati 71 vota, kurse kundërkandidati i tij, Bul Salihu i mori pesë vota, në krejt procesin ishin katër vota të pavlefshme.
Mandati i Bytyqit do të jetë dy-vjeçar.