Hoxhë Bekim Jashari ka dhënë një mendim të tij mbi deklaratën e hoxhë Shefqet Krasniqit që dha ditë më parë për këngëtaren e mirënjohur Shkurte Fejza.
Hoxhë Krasniqi kishte pohuar se “Shkurta ka me vdek si unë, edhe hiç larg se ka se i ka bë do vjet të mira, e kur të vdes pastaj fama nuk të kryen punë, leku nuk të kryen punë, asgjë pos veprave të mira”,
Por, për këtë hoxhë Bekim Jashari tha” “Ku e dim ne, ajo është kompetencë e Zotit”, tha hoxha Jashari në Frontal në T7.
“Kush shkon në xhehnet e kush në xhehenem, asnjë njeri në tokë nuk e di. Le të jetë çfarëdo hoxhe, me 10 kapuça me kanë nuk e din”, tha ai.
“Ata që paraqiten shumë pranë krijuesit është mirë me i këqyr vetëm punët e veta”, shtoi ai.