Imami i xhamisë së Shipolit në Mitrovicë, Fatmir Latifi njihet si pajtues i shumë gjaqeve, ngatërresave në Republikën e Kosovës.
Në një intervistë hoxha tregon për eksperiencën dhe karrierën e tij si teolog.
Ndër të tjera, ai ka folur edhe për rastin e vrasjes që tronditi Kosovë, vrasjen e Liridona Ademajt.
“Në asnjë rrethanë as unë e as të tjerëve nuk ja kisha sugjeru të ndërhyjë në këtë rast. Është rast i rëndë i një natyre kriminale që na ka shokuar të gjithëve.
Duhet t’i japim hapësirë të mjaftueshme organeve të rendit të merren dhe të zbardhen gjitha motivet. Ishalla Zoti me sabër dhe gajret… (shumë mu ka dhimbsur ky rast). Mendojë se s’ka shqiptarë që nuk e ka ndier vetën keq. Zoti e shpërbleftë atë motër me xhehnet dhe kriminelëve ua dhasht hakun në dynja dhe ahiret”, u shpreh ai.