Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Infermieri i QKUK-së nis grevën para MSh-së me gjashtë kërkesa

 
   

Infermieri Enlirat Duraku, ka nisur grevën para Ministrisë së Shëndetësisë, e cila përmban gjashtë kërkesa.

Duraku ka deklaruar se greva e tij nuk do të ndalet deri në plotësimin e kërkesave të tij.

Formimi i Drejtorisë së Infermierisë në QKUK, pagesa e shtesave të tregut dhe shtesave për nëpunës shëndetësor në sistemin publik shëndetësor, respektivisht përfshirjen e komuniteteve tona në Ligjin e Pagave, pagesën e punës gjatë vikendeve dhe gjatë festave, pagesën e rrezikshmërisë dhe orëve shtesë”, janë disa nga kërkesat që Duraku i ka shpalosur para MSh-së.

Ndonëse ishte e paraparë që të pranishëm të jenë edhe infermierë tjerë, aty u pa vetëm ai. E për mungesë të kolegëve të tij, Duraku thotë se janë frikësuar nga eprorët e tyre.

Jemi të vetëdijshëm që 99 për qind të infermierëve janë të frikësuar prej shefave të tyre, sidomos eprorëve të tyre, pra frika është shkaku kryesor”, thotë ai.