Enlirat Duraku, anëtar i Kuvendit të Odës së Infermierëve të Kosovës i ka reaguar ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia pasi ky i fundit ka thënë se ka qenë i rregullt procesi për pranimin e infermierëve në QKUK.
Duraku përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka publikuar një e-mail.
Të njejtin ai ua kishte dërguar ministrit Vitia dhe Komisionit për Ankesa në QKUK, për parregullsitë në këtë proces.
Ai ka thënë se po refuzohen edhe ankesat e kandidatëve, duke e quajtur konkursin për pranimin e tyre si “të manipuluar dhe të padrejtë”.