Inflacioni vjetor ra në 4.3% në eurozonë në muajin shtator, nën pritjet e tregut, sipas shifrave të përkohshme të Eurostat të premten.
Norma ishte 5.2% në gusht dhe 9.9% në shtator të vitit 2022, treguan të dhënat nga instituti statistikor i bllokut.
Në shtator, ushqimet, alkooli dhe duhani shënuan rritjen më të lartë të çmimeve me 8.8%, nga 9.7% në gusht.
Inflacioni i shërbimeve ishte 4.7%, nga 5.5% dhe i mallrave industriale joenergjetike në 4.2%, nga 4.7%.
Ndërkohë, çmimet e energjisë u ulën me 4.7% në muajin shtator, ndërkohë që shënuan rënie me 3.3% në muajin gusht.
Ndër vendet e eurozonës, Sllovakia shënoi normën më të lartë të inflacionit me 8.9% në muaj, ndërsa norma më e ulët u pa në Holandë, minus 0.3%.
Holanda ishte i vetmi vend ku çmimet e konsumit ranë. (AA)