Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë për çfarëdo vendimi që e merr Qeveria e Kosovës, për ta shtensionuar situatën në Veri të vendit.
Izmiri, iniciativën për shkarkimin e kryetarëve e ka cilësuar si problematike, sepse sipas tij, këto iniciativa mund të shkaktojnë probleme në të ardhmen në të gjitha komunat.
Tutje Zeqiri, ka shtuar se këto iniciativa të tilla nuk janë praktikuar deri me tani në Kosovë.
“Unë do t’i përshtatem çfarëdo forme ligjore që rrjedhin nga institucionet e Republikës se Kosovës. Mirëpo sa i përket kësaj iniciative (udhëzimit administrativ) për mendimin tim, duhet të ketë marrëveshje politike, dorëheqje vullnetare koordinuar, do te ishte me e dinjitshem, për mendimin tim. Meqenëse ky vendim është i kryeministrit, natyrisht është një baze ligjore. Por, iniciativën e shkarkimit unë e shoh me problematike dhe e shoh më të pa dinjitetshme sepse këtu ka edhe probleme, pastaj procedurat deri te shkarkimi. Mendimi im ka qenë dhe do të jetë që më i mirë do të ishte që të ketë një marrëveshje politike dhe dakordim i përgjithshëm. Unë jam i gatshëm për ta kryer detyrën time në formën me te mire te mundshme qe i hyn në punë shtetit dhe shoqërisë. Nismën për një peticion e shoh si problematike. Këto iniciativa të tilla nuk janë praktikuar deri me tani në Kosovë dhe besoj që mund të jetë ndonjë precedant për të ardhmen në të gjitha komunat. Ajo iniciative mund ta ketë problematiken e vet për shkak se deri sa të shkojnë procedurat, kërkojnë kohë më të gjatë dhe është problematike në veti iniciativën për t’i shkarkuar kryetarët”, tha kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.