Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Insiston Armend Muja: Mungon 0.5 përqind e grurit, po përpiqen për ta goditur qeverinë Kurti

 
   

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka deklaruar se 0.5 për qind e grurit është sasia e cila mungon në rezervat shtetërore, duke iu referuar PRSK-së.

Në RTV Dukagjini, Muja ka deklaruar se i tërë gruri duhet të jetë prezent nëse blihet me para publike.

“Çdo kokërr grurë e blerë me paratë publike duhet të jetë këtu, ky është qëndrimi im. Sulmet që bëhet me pretendime të paqena, të paverifikuara thuhet gjysma mungon dhe pastaj del një dosje e prokurorisë ku thotë se 52.5 tonë mungojnë. 0.5 përqind, as një përqind. Çdo cent e parave publike, çdo kokërr gruri duhet të jetë këtu. 05. përqind gjatë gjithë javës së kaluar ka thënë se do arrestohet ministra, një çështje që nuk është në dorën e saj.”, ka deklaruar Muja.

Muja tha nëse do duhej të ndodhte arrestimi i ministres Hajdari për më pak se një përqind të mungesës së grurit, çfarë do ndodhte me kontratat që marrin vite kohë realizimi?

“Çka shteti din është se ministrja ka nënshkruar një kontrat për dhjetë mijë tonë dhe nëse është nënshkruar, dhjetë mijë tone duhet të jenë në Kosovë. Ka pretendime se  pse po mungojnë por mendoj se është një çështje civile, kontestimore e cila duhet të rregullohet nga ai që e ka për obligim. Nëse për 0.5 përqind të grurit duhet të arrestohet një ministër apo zyrtar, imagjinoje për 80 përqind të kontratave që vonohen me vite’, ka deklaruar Muja.

“Aferën e grurit dhe vajit’, Muja e ka vlerësuar si një përpjekje për të goditur Qeverinë Kurti.

Pas një muaji të përgjimeve që u etiketuan si “Afera e vajit dhe e grurit”, Policia e Kosovës kreu bastisje në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe te pronat e biznesmenit Ridvan Muharremi, nën dyshime për keqpërdorime të rezervave shtetërore.