Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Investimet në armatime e ardhja e ushtarëve të NATO-s në Kosovë

 
   

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar të hënën se ka arritur marrëveshje me Turqinë ku kryesisht është e fokusuar në industrinë e armëve. Po ashtu së fundmi janë dërguar edhe ushtarë nga vende të ndryshme në kuadër të misionit të NATO-s. E krejt këto po shihen si pozitive nga njohës të fushës, dhe se konsiderohet se ka indikacione edhe për një sulm të mundshëm.

Turqia është shteti i radhës, nga e cila Kosova do të furnizohet me armë të sofistikuara.

Këtë e bëri të ditur ministri i Mbrotjes, Ejup Maqedonci i cili tregoi se kanë arritur marrëveshje ushtarake me shtetin turk.

Po ashtu, para dy javësh, Kroacia dërgoi në Kosovë edhe disa trupa shtesë që do t’i kontribuojnë sigurisë në Kosovë.

Krejt këto veprime po shihen si pozitive nga njohësit e fushës së mbrojtjes.

Anëtari i Komisionit për Siguri, Hisen Berisha thotë se deri te kjo ka ardhur pas vlerësimit të shteteve anëtare të NATO-s për ruajtjen e sigurisë në Kosovë.

Teksa shton se nuk ka asnjë mundësi që Serbia të kryejë ndonjë sulm në Kosovë, për shkak edhe të prezencës së KFOR-it.

E gjithë këto veprime, ish-koloneli i FSK-së, Afrim Veseli po i sheh si të nevojshme pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Madje sipas tij, ka indikacione edhe për një sulm tjetër të mundshëm nga Serbia në Kosovë.

Ndryshe, më 5 shkurt pritet që në Kosovë të vjen ministri gjerman i mbrojtjes, i cili pritet të ketë takime me krerët shtetrorë, e që teme diskutimi do të jetë situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë por edhe veri të vendit.