Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Investimi më i madh në energji në dekadat e fundit”, Kurti flet për programin me MCC’në

 
   

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova po bëhet shteti me kapacitetin më të madh të baterive për kokë banori në botë pas hyrjes në fuqi të programit me MCC’në.

“Kosova po bëhet shteti me kapacitetin më të madh të baterive për kokë banori në botë. Programi Kompakt, që është investimi më i madh në energji në dekadat e fundit, hyri në fuqi nga sot.”

Ai ka thënë se vlera e investimit është 236.7 milionë dollarë.

“236.7 milionë dollarë është vlera e investimit. 202 milionë prej tyre grant nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kurse 34.7 milionë bashkëfinancim nga Qeveria e Republikës së Kosovë. “

Kurti ka shkruar se është mirënjohës ndaj MCC’së, Qeverisë amerikane dhe popullit amerikan dhe Ministrisë së Ekonomisë.

“Mirënjohës Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Qeverisë amerikane, popullit amerikan në njërën anë dhe ministrisë së Ekonomisë në anën tjetër, për besimin, angazhimin dhe punën e jashtëzakonshme deri më sot dhe sot e tutje, për një të ardhme energjetike të sigurt e të qëndrueshme.”