Ankandi i parë për Energji të Ripërtëritshme Solare me kapacitet 100 MW vazhdon të jetë i hapur deri në janar 2024, njofton kryeministri Albin Kurti.
“E kemi prioritet modernizimin dhe përmirësimin e kapaciteteve në sektorin e energjisë. Synimi ynë është zhvillimi i burimeve të ripërtëritshme të energjisë”, thotë ai, derisa zbulon se oferta e Qeverisë për investitorët e interesuar “është një proces i drejtë dhe transparent”.
Postimi i plotë:
Ankandi i parë për Energji të Ripërtëritshme Solare me kapacitet 100 MW vazhdon të jetë i hapur deri në janar 2024.
E kemi prioritet modernizimin dhe përmirësimin e kapaciteteve në sektorin e energjisë. Synimi ynë është zhvillimi i burimeve të ripërtëritshme të energjisë. Oferta jonë për investitorë të interesuar është një proces i drejtë dhe transparent, me kritere tërheqëse investuese që përfshijnë:
– qira 30 vjeçare të tokës publike e përshtatshme me rrezatim diellor të lartë dhe infrastrukturë rrugore afër,
– marrëveshje për blerje të energjisë për 15 vjet,
– lidhje të siguruar në rrjetin e transmisionit që është vetëm 350 metra larg.
Kjo është një mundësi e shkëlqyer edhe për mërgatën tonë, që të (bashkë)investojë në një projekt të sigurt e të përgatitur mirë e me kujdes.
Investoni në Kosovë. Investoni tani.