Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

IPK nis hetimet për reagimin policor në menaxhimin e protestës së PSD-së dje

 
   

Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur një hetim për për të vlerësuar reagimin policor në menaxhimin e protestës së djeshme në Prishtinë që ndërlidhet me vizitën e Kryetares së Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Përmes një komunikate për media, IPK njofton se hetuesit aktualisht janë në fazën e grumbullimit të informacioneve dhe analizimit të pamjeve të ndryshme përfshirë edhe ato që tashmë janë publikuar.

Lidhur me reagimin policor gjatë menaxhimit të protestës ka pasur ankesa dhe reagime publike edhe nga gazetarë të ndryshëm.

Poashtu edhe nga vet Asosiacioni i Gazetarëve të Kosovës.