Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

IPK rekomandon suspendimin e një kapiteni policor

 
   

Inspektorati Policor i Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një kapiteni policor, respektivisht shefit të sektorit qendror për hetimin e trafikimit me njerëz.

Sipas njoftimit rekomandimi është bërë bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së pasi që kapiteni policor është i dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”. 

Tutje në komunikatë thuhet se hetuesit e IPK-së janë në komunikim të vazhdueshëm lidhur me këtë rast me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë të cilës i janë përcjellë raporte/ deklarata lidhur me veprimet hetimore.

“IPK në kuadër të veprimeve hetimore, sipas procedurave të parapara ka njoftuar edhe Mbrojtësin e Viktimave të cilët kanë parashtruar kërkesën për Urdhër Mbrojtës në gjykatën kompetente. Duke marrë për bazë dyshimin për veprën penale në hetimin e këtij rasti, bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së, është rekomanduar suspendimi i kapitenit policor”, thuhet në komunikatë.

Veprimet tjera hetimore do të ndërmerren nga  hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit.