Ministri i Mbrojtjes i Iranit, Gjenerali Mohammad Reza Ashtiani lëshoi një paralajmërim të ashpër për çdo vend që lejon Izraelin të përdorë hapësirën ajrore ose territorin e tij për të sulmuar Iranin.
Reza Ashtiani deklaroi se këto shtete do të përballen me një “përgjigje vendimtare” nga Irani.
“Çdo vend që hap hapësirën e tij ajrore ose tokën ndaj Izraelit për të sulmuar Iranin, do të marrë përgjigjen tonë vendimtare”, tha ai sipas raportimit të agjencisë shtetërore iraniane IRNA.
Irani ka nisur një sulm me dronë kamikazë ndaj Izraelit, ndërsa shtetet fqinje kanë deklaruar mbylljen e hapësirave ajrore.
Ka raportime të pakonfirmuara se Jordania ka deklaruar gatishmërinë për ta hapur hapësirën e saj ajrore për avionët luftarakë izraelitë.