
Spektakli i të enjtes mbrëma “Këngë Moj” ne Vizion Plus ishte një natë e dedikuar për këngëtaren Irma Libohova.
Këngëtarja e njohur kishte të ftuar miqtë e saj të mbrëmjes, ndërsa mes tyre ishte edhe motra e saj Eranda.
Prej shumë kohësh, flitej se mes motrave Libohova kishte një krisje dhe se ato nuk flisnin së bashku.
Por pas shumë kohësh, Irmën dhe Erandën i pamë bashkë, duke interpretuar hitet e tyre në ekranin e Vizion Plus, ku dhuruan jo pak emocione për publikun dhe skenë dhe telespektatorët që i ndiqnin nga ekrani.
Në fund të mbrëmjes, Irmës dhe Erandës iu bashkua edhe motra tjetër e tyre, ku bënë mbylljen e “Këngë Moj” sëbashku.
Irma dhe Eranda i kane dhene kaq shume skenes dhe publikut shqiptare, e eshte vertet shume kenaqesi qe muzika eshte bere shkak qe motrat e famshme te jene bashke dhe me te gezuara se kurre brenda dhe jashte skene.