Isa Mustafa deklarohet rreth paralajmërimit të Kurtit për heqjen e taksës

 

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa në këto momente ka arritur në Kuvendin e Kosovës ku pritet të zhvillojë takim me kryeministrin, Albin Kurti për të diskutuar rreth taksës, heqjen e pjesërishme të së cilës dje e paralajmëroi kryeministri Kurti.

Mustafa ka thënë se për këto deklarata rreth taksës, Kurti është dashur të diskutojë me parterin e tij qeverisës.

   

   

Mustafa nuk ka treguar nëse është pro apo kundër hapave të Kurtit për taksën, mirëpo ka përsëritur se çështja është dashur të shtrohet në kabinetin qeveritar.

“Nuk po them se as që e përkrah as qe nuk e përkrahu, ajo çka ka thënë zotëri Kurti është dashtë ta shtrojë në qeveri, dhe te diskutohet në qeveri”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka përsëritur se nuk guxojmë që të rrezikojmë raportet me Amerikën dhe Bashkimin Evropian. /Reporteri.net

 

——————————————–
Ju pëlqeu “Isa Mustafa deklarohet rreth paralajmërimit të Kurtit për heqjen e taksës”?
Komentoni ose shpërndane me shoqëri.