Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Isa Mustafa kundërshton kamerat e Përparim Ramës

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka kundërshtuar idenë për instalimin e kamerave të sigurisë në çdo cep të Prishtinës.

Ai është shprehur se në vitin 2012 bashkë me bashkëpunëtorët e tij punonim të instalonim kamera në vendet më të frekuentuara të Prishtinës dhe në udhëkryqe, por në fund e kishin ndaluar atë projekt.

“Në vitin 2012 edhe unë dhe bashkëpunëtorët e mi punonim të instalonim kamera në vendet më të frekuentuara të Prishtinës dhe në udhëkryqe. Në ndërkohë me dy bashkëpunëtorë shkova në vizitë në një shtet jo-evropian, i cili ishte dhe është nën tensionin e rrezikut të jashtëm dhe të sigurisë. Na u demonstruan edhe vëzhgimet me kamera në një port të tyre. Për ta veprim i nevojshëm. Por ata nuk i konsideronin problem qytetarët e tyre por agresionin nga jashtë. Mua mu duk se Prishtina nuk ka arsye për këtë”, ka thënë Mustafa.

Tutje, ai ka treguar se kur është kthyer iu ka treguar bashkëpunëtorëve se nuk duhet ta bëjnë këtë, sepse nuk kanë të drejtë të mbikëqyrim çdo lëvizje të këmbëve e duarve, hundës e buzëve, e se kush me kënd gjendet në makinë.

“Unë me shkopin tim, në qytetin tim nuk pajtohem të vëzhgohem nga kamerat, sepse shkopin e mbaj për arsye shëndetësore e jo që ta cenoj askënd”, ka shtuar ai.