Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, thotë se Kosova duhet të shpallë ‘non grata’ kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.
Sipas tij, kjo është rruga e Kosovës, dhe s’ka tjetër.
Kështu është shprehur ai në një postim në rrjetin social Facebook.
Më poshtë postimi i plotë:
Kosova në rrezik, Serbia ku s’ka patë sukses me ushtri e polici, po e përdorë korrupsionin, eurot e dollarët!
Kosova nuk ka rrugë tjetër me Edi Ramën ose ta shpallë person non grata dhe armik të shtetit të Kosovës, ose të bëhet vasal i nënshtruar i Edi Ramës, Aleksandër Vuçiqit, dhe miqve pro-serb si Vladimir Putinit dhe Emmanuel Makroni, Grenellit, Viktor Urbanit, Borellit, Lajqakut, Eskobarit!