Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ish-ambasadori Cana: Kurti ka mungesë të vizionit politik, Kosova është bërë peng i dialogut

 
   

Ish-ambasadori i Kosovës në Bullgari, Edon Cana, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me temën e procesit të integrimeve.

Cana tha se Kosova është peng i dialogut për faj të kryeministrit Kurti, derisa shtoi se Qeveria nën udhëheqjen e tij nuk e ka fokus integrimin në organizata ndërkombëtare.

“Anëtarësimi në KiE është peng i dialogut. Kurti e ka vendos peng Kosovën në raport me dialogun në të gjitha proceset. Kosova sot nuk ka proces të integrimit. Vite më herët procesi i integrimit ka qenë në fokus të Qeverisë… sot nuk e shohim më atë fokus, në prioritetin numër 7 ka dalë në superprioritet dialogu.

Kurti në mungesë të vizionit dhe kurajës politike duke i shtyrë proceset dhe duke mos u koordinuar… tani e kemi punën e draftstatutit, nuk mund t’i bijmë në fije, herë thotë e kam pranuar, herë s’e kam pranuar”, tha ai.