Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ish- ambasadori Gjergj Dedaj ulet në gjunjë para arkivolit të Haxhi Thaçit

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj ka shkuar për homazhe në Skenderaj, në sallën kur po mbahen arkivoli i Haxhi Thaçit, babait të ish- presidentit Hashim Thaçit.

Dedaj, është ulur në gjunjë para arkivolit të Haxhi Thaçit.

Kujtojmë se Gjergj Dedaj kishte dëshmuar në Hagë në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Homazhet kanë filluar në orët e hershme të mëngjesit, ku vazhdimisht shihet prezencë e madhe e qytetarëve.