Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

ShowBizzz

Ish-at dhe s*ksi, çfarë mësuam nga përgjigjet e “VIP-ave” në BBV?

Sfida e fundit e “Vëllait të Madh”, përgjigje ose dënim, i dha një mundësi banorëve që të njihnin më mirë njëri-tjetrin. Teksa publiku priste gjithashtu një prezantim të gjithësecilit përmes pyetjeve ajo çfarë u transmetua mbrëmjen e djeshme “live” në bashkëbisedimin e “VIP-ave” nuk ishte gjë tjetër veçse një skenë batutash dhe ngacmimesh, që nëse i sheh në një këndvështrim të ftohtë, u ngjan bisedave “tek-tuk” të adoleshentëve.

A është ky “botëkuptimi” i personazheve “VIP” që janë bërë pjesë e këtij formati? Mesa duket, po, por pse?

Asnjë mesazh, asnjë informacion nga përvojat artistike, apo eksperiencat në televizione nuk u përmend në sfidën që u zhvillua mbrëmjen e djeshme. Zhgënjyese, por të paktën adoleshentët nuk mbetën pa gjë. Me shumë mundësi edhe ata e shuajtën kuriozitetin, për “ish-at”, eksperiencat në shtrat, pozicionet e seksit.

“Cili ka qenë ish-i i fundit dhe pse u ndatë?”
“Cili është pozicioni i preferuar i seksit?”
“Sa herë ke bërë seks brenda një nate”
“A ke bërë ndonjëherë seks me burrë të martuar?”
“A ke bërë ndonjëherë treshe?”
“Thuaj emrin e të dashurit të fundit”