Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ish-bashkëshorti i Ledjonës tregon arsyen e divorcit dhe kontaktet e fundit

Ish-bashkëshorti i gazetares Ledjona Xheladinaj, Jorgen Xoxi ka sqaruar në një intervistë ne Top Channel marrëdhënien që ka me vajzën.

Xoxi pretendon se marrëdhëniet me Ledjonën dhe me vajzën e tyre i ka shkëputur që prej vitit 2020, aty ku është njohur me partneren e re, por tha se nuk i di arsyet. Pa dhënë detaje, ai deklaroi se me Ledjonën është divorcuar për shkak se gjërat nuk po ecnin mirë.

Sipas tij, vetë vajza ka deklaruar se nuk do ta takojë, por këtë herë nuk fajëson Ledjonën, ndryshe nga komenti që bëri bujë një javë më parë në faqen zyrtare të “Big Brother.

“Kam pasur marrëdhënie shumë të mirë që kur jemi njohur, derisa u ndamë. Deri në vitin 2022 kemi pasur marrëdhënie të mirë, pastaj u shkëputëm. U ndamë në vitin 2016. Për divorcin, nuk mund të vazhdonim dot më tej të dy bashkë.

Deri në vitin 2020, patëm marrëdhënie, pasi krijova lidhje me një tjetër, nuk kam pasur kontakt me vajzën. Kur i thash do bëhesh me një vëlla apo një motër, çupa nuk pati më interes. Çupa më ka thënë nuk dua të të takoj më, nuk e di as sot arsyen. Vajzën e kam takuar për herë të fundit qëkur ishte në shkollën greke, pra që një vit kur ka ikur në Tiranë. 1 vit e gjysmë pa e takuar”, deklaroi Jorgen Xoxi.