Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ish-deputeti i LDK-së: Kurti të këndellet, Uashingtoni erdhi me deklarimin më të ashpër për Kosovën

 
   

Ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova e sheh deklaratën e zv.ndihmëssekretarit O’Brien, si njëra ndër më të ashpërta për Kosovën.

Ndërsa, për deklaratën e kryeministrit Kurti ku tha se nuk pajtohet çdo herë me ShBA-të, thotë se është e pamatur dhe e pa vend.

“Konsideroj që pas deklaratës së zv.ndimëssekretarit O’Brien që ishte mbase deklarimi më i ashpër nga Washingtoni zyrtar për Kosovën, si dhe pas konferencës për media të ambasadorit Hovenier, kjo deklaratë e Kurtit në këtë kohë është e pamatur dhe politikisht e pa vend”, tha Rugova.

Sipas Rugovës, kryeministri duhet urgjentisht t’i rregullojë raportet me ShBA-në.

“Kurti duhet të këndellet dhe të rregullojë urgjentisht raportet me aleatin më të rëndësishëm të Kosovës”, tha Rugova.